Rinumërimi i votave, Gashi: Vendi po hyn në një periudhë të ndjeshme, çdo vonesë prodhon pasoja të shumëfishta
Profesori universitar Ibrahim Gashi ka komentuar vendimin e KQZ-së për rinumërim të plotë ët votave të 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se ky proces ka rrezik që të kollapsoi konstituimin e institucioneve të vendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar vendi po hyn në një periudhë të ndjeshme ku çdo vonesë shtesë prodhon pasoja të shumëfishta
“Si përfundim, vendi po hyn në një periudhë të ndjeshme ku çdo vonesë shtesë prodhon pasoja të shumëfishta. Prolongimi i konstituimit të institucioneve nuk është më thjesht një çështje teknike apo procedurale, por një sfidë serioze për stabilitetin kushtetues, financiar dhe politik të shtetit. Menaxhimi i kësaj krize kërkon përgjegjësi politike, koordinim institucional dhe një qasje urgjente për të shmangur një spirale bllokadash që mund ta çojë vendin në një krizë të thellë institucionale”, ka shkruar ai.