Rinumërimi arrin në mbi 70%, përmbyllet procesi në 25 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po shkon drejt fundit,.
Sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, deri në orën 16:00 të së hënës janë rinumëruar 1,804 vendvotime, që përbëjnë mbi 70% të totalit prej 2,557 vendvotimeve të planifikuara për rinumërim. Ky proces, i cili nisi më 13 janar 2026, tashmë është mbyllur plotësisht në 25 komuna.
KQZ bëri të ditur se po punohet me kapacitete të plota për të përmbyllur sa më shpejt rinumërimin e vendvotimeve të mbetura.