Rinovohet shkolla “Hoxhë Kadri Prishtina”, Musmurati publikon pamjet
Shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” është rinovuar tërësisht.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, përmes rrjeteve sociale ka publikuar pamjet të renovimit të kësaj shkolle.
Në videon e publikuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo thekson që kjo shkollë ka pasë shumë nevojë për renovim të plotë dhe se është e lumtur që renovimi ka ndodhë.
Sipas saj, ambientet e patrajtuara të shkollave ndikojnë që të rritet agresiviteti i nxënësve si dhe bëjnë për qëndrimi i tyre në mësim.