Rinis finalja e Superkupës së Kosovës, zbrazet e tërë palestra
Ka rinisur finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Pas një pauze për më shumë se një orë, basketbollistët e dy skuadrave kanë dal në palestër për të rinisur ndeshjen.
Ky vendim erdhi pasi tifozët e dy klubeve u detyruan të largohen shkaku që hodhën mjete piroteknike, si dhe thyen disa karrige duke i hedhur brenda palestrës.
Rezultati momental është 31:23 në të mirë të “bardhëkaltërve”.