Rinia e Partisë Demokratike takon për kafe djemtë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit - NACIONALE

Rinia e Partisë Demokratike takon për kafe djemtë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, në përmbyllje të muajit të rinisë, janë takuar për kafe me Endritin Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, si dhe Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit, ish-kryetari i Kuvendit. Këta dy të fundit po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në lidhje me këtë Rinia e PDK-së ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

Sot, në përmbyllje të muajit të rinisë, patëm nderin të takojmë për kafe, Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin. Ky takim ishte një pasqyrë e forcës, vullnetit dhe krenarisë që trashëgohet. Pavarësisht sfidave, fryma e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë mbetet e pandërprerë”, thuhet në mbishkrimin e fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme