Rilind Gërvallës i vjen një mbështetje e madhe në sulmin ndaj mediave, ia bën ‘llajk’ psikiatri i VV-së
Jusuf Ulaj, psikiatri kontraverz i Vetëvendosjes, që ditëve të fundit shpërdoroi profesionin e vet duke u lëshuar në diagnostifikime psiko-politike me nënkuptime se vëren ‘çrregullime’ (i.e lexo: çmenduri) te gazetarët, i ka dalë në mbështetje bashkëpartiakut të tij, tash drejtor të RTK-së, Rilind Gërvallës, në sulmet ndaj mediave.
Ulaj ia pëlqeu shkrimin Gërvallës, ku sulmoi mediat me fjalë rapsodësh se “nuk kanë besë e as ndore kanuni” e me fraza si “për inati të resë, më vdektë djali”.
“Në mbarë këtë rrokulli, nuk ekziston bishë më e rrezikshme se shqiptari hakmarrës”, ka shkruar Gërvalla, e që i pëlqeu psikiatrit Ulaj.