Rikthimi i VV-së nëpër studio televizive, Mirena: Shenjë paniku n’përpjekje me i mbulu dështimet
Analisti Ilir Mirena ka bërë me dije se zyrtarët e VV-së kanë filluar të rikthehen nëpër studio televizive.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se pse po ndodh kjo.
Sipas tij, kjo tregon për panikun që e ka kap këtë parti nga zhvillimet e fundit.
“Ja ka nis m’u kthy VV’ja neper studio televizive. Shenje paniku n’perpjekje me i mbulu deshtimet, keqperdorimet, korrupsionin qeveritar, Nagipat e Martinat, edhe, helbete diqysh me ja shit Zajednicen si projekt mbarekombetar militantit t’shkrete…”, ka shkruar Mirena.