Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi “është çështje e tyre”, përgjigjet NATO
Në lidhje me vendimin e autoriteve shtetërore serbe për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) është shprehur se “është çështje e tyre”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.
“NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të modernizuar forcat e saj të armatosura brenda kornizës së zhvillimit dhe partneritetit dypalësh”, tha NATO në një përgjigje me shkrim, derisa janë shprehur edhe se “respektojnë plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë”.
“Gjithçka që Serbia dhe NATO-ja bëjnë së bashku është e përshtatur që të plotësojë nevojat e Serbisë dhe të ndihmojë atë të përmirësojë forcat e saj të armatosura në bazë të kornizës së Partneritetit për Paqe”, thuhet më tej në përgjigjen e NATO-s.