Rikthehet Jasharaj: Qeveria thoshte se e ka prioritet arsimin, le ta mbajë premtimin
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj uron që Qeveria në pushtet ta mbanë kësaj radhe premtimin për fëmijët e mësimit parashkollor.
“Uroj që të jetë e vërtetë dhe Qeveria ta mbajë premtimin për ta bërë obligativ edukimin parafillor. Po është dashur më herët të merret ky vendim sepse është folur shumë dhe çdo Qeveri që ka ardhur e ka pasur prioritet arsimin, por as kjo Qeveri nuk ka bërë këtë vit shumë dhe uroj që fjalët t’i mbajnë”, u shpreh Jasharaj për Front Online.
Sipas Jasharajt, mësimi obligativ parashkollor do t’i përgatiste më shumë fëmijët për klasën e parë.