Rifillon gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, mungojnë deshmitaret - NACIONALE

Rifillon gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, mungojnë deshmitaret

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për shkak të përbërjes së re të trupit gjykues, të enjten ka filluar rishtazi gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, bëri të ditur se është ndërruar një anëtare e trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në përbërje të trupit gjykes, më parë ka qenë anëtare gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ndërsa tani sipas gjykatësit anëtar do të jetë gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Pas leximit të aktakuzes, I pandehuri Enver Sekiraqa sërish u deklarua i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohët.

Në këtë seancë kanë munguar motrat Ismajli, të cilat kan refuzuar që të shfaqënedhe pse kanë një urdhër nga Gjykta.

Në këtë seancë mungoi edhe i dëmtuari Shefqet Riza, i cili sipas gjykatës ka qenë i njoftuar nga seanca e kaluar, por mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu, në seancë mungoi edhe avokati Alban Makolli, i cili ftesën e ka pranuar në mënyrë të rregullt, por nuk e ka arsyetuar mungesën.

Enver Sekiraqa, akuzohët se në vitin 2007 ka nxitur vrasjen e policit Triumf Riza, ku ishte i ërfshirë edhe Arben Berisha I cili është denuar më 35 vjet burg.

Lajme të ngjashme