Richard Grenell: Shumicës së amerikanëve u mungon Hashim Thaçi - NACIONALE

Richard Grenell: Shumicës së amerikanëve u mungon Hashim Thaçi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, ka thënë se demokratët dhe republikanët janë të frustruar me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se tani edhe administrata Biden po e shpreh hapur zhgënjimin me Kurtin.

Grenelli ka thënë se shumicës së amerikanëve u mungon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër, duhet ta kuptojnë se edhe republikanët e edhe demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne e shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku e shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve u mungon Hashim Thaçi”- ka thënë Grenelli.

Në këtë intervistë, ish-diplomati amerikan ka thënë se nuk ka asgjë personale me kryeministrin Kurti.

Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua, por gjithnjë u thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht, por duhet të jemi aleatë”- është shprehur ai.

Lajme të ngjashme