Rezultatet preliminare: Partia e Bidenit po humb bindshëm në Dhomën e Përfaqësuesve - NACIONALE

Rezultatet preliminare: Partia e Bidenit po humb bindshëm në Dhomën e Përfaqësuesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike është duke humbur me rezultat të konsiderueshëm në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ku deri më tani e kishte shumicën.

Duke u mbështetur në bazën e të dhënave të televizionit britanik, BBC, Partia Demokratike deri më tani ka siguruar vetëm 172 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Republikane 197. Për ta siguruar shumicën, njëra parti duhet të ketë të paktën 218 ulëse.

Në legjislaturën aktuale, Partia Demokratike e Bidenit e kishte shumicën me 220 ulëse, ndërsa Partia Republikane kishte 212 ulëse, përcjell gazeta Nacionale.

Ndërkohë garë shumë më e ngushtë dhe më interesante është duke u zhvilluar për dhomën e lartë të Kongresit, për Senatin, ku Partia Demokratike është në epërsi të lehtë për vetëm një ulëse, duke siguruar 48 të tilla, ndërsa Partia Republikane vetëm një më pak, 47.

Partia Demokratike ka shënuar një fitore të rëndësishme në garën për Senat. Kandidati i saj, John Fetterman, e ka fituar garën në Pensilvani.

Lajme të ngjashme