Rezultatet e PISA-s, Tahiri: “Jo veç në arsim, ka regres në gjithçka krahasur me 2018”
Pas publikimit rë rezultateve të PISA-s ku ka përkeqësim të rezultateve, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i cili tha se “ka regres në të gjitha fushat” krahasuar me vitin 2018 e jo vetëm në arsim.
Reagimi i Tahirit:
Rezultatet e PISA-s më dobët se në vitin 2018. Fatkeqësisht, Kosova ka pësuar regres në të gjitha sferat krahasuar me vitin 2018. Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar në arsim, ka dështuar në ekonomi, ka dështuar në siguri të qytetarëve, ka dështuar në infrastrukturë, ka dështuar në shëndetësi, ka dështuar në politikën e jashtme.
Krejt për çfarë do të mbahet në mend kjo qeveri është për tenderët njëburimorë e për skandalet korruptive, për Martin Berishajt e për Gani Jakupët.