Rezoluta në përkrahje të integrimit të Kosovës në NATO, Haradinaj falënderon tre kongresistët amerikanë - NACIONALE

Rezoluta në përkrahje të integrimit të Kosovës në NATO, Haradinaj falënderon tre kongresistët amerikanë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar tre kongresistët amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve në mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Faleminderit kongresmenëve amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.

Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme