Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, LDK: Vulë për krimet e Serbisë - NACIONALE

Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, LDK: Vulë për krimet e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Votimi i Rezolutës në Kombet e Bashkuara për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë ka marë jehonë të madhe në mbarë botën.

Në vendin tonë e njejta po komentohet si “vulë e krimeve serbe”.

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media ka thëën se, “Votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë. Nga sot, 11 korriku tashmë ndërkombëtarisht kujtohet si ‘’Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë’’.”

E plotë:

Votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë. Nga sot, 11 korriku tashmë ndërkombëtarisht kujtohet si ‘’Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë’’.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne.

LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Përkrahja për këtë rezolutë, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më.

Lajme të ngjashme