Rexhep Selimi sot ka ditëlindjen, bashkëshortja e uron me një foto të veçantë - NACIONALE

Rexhep Selimi sot ka ditëlindjen, bashkëshortja e uron me një foto të veçantë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili prej vitesh gjendet në paraburgim në Hagë, sot ka ditëlindjen.

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ia ka bërë një urim të veçantë.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e VV-së ka postuar një foto të Selimit me uniformë të UÇK-së.

“Gëzuar ditëlindjen R'10”, ka shkruar ajo.

Rexhep Selimi ka lindur më 15 mars të vitit 1971 në Aqarevë të Komunës së Skenderaj.

Lajme të ngjashme