Rexhep Qosja kritikon idenë e kombit kosovar: Përpjekje kundër kombit shqiptar - NACIONALE

Rexhep Qosja kritikon idenë e kombit kosovar: Përpjekje kundër kombit shqiptar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rexhep Qosja, akademik i njohur shqiptar, ka botuar në Facebook, një fragment nga libri i tij i fundit me titull ““Alfabeti i kulturës demokratike”.

Në shkrimin e tij, relativisht të gjatë, akademiku i njohur ka përmendur edhe përpjekjen për krijimin e kombit kosovar dhe përpjekjet kundër gjuhës standard.

Ai ka vlerësuar se të dyjat janë përpjekje kundër kombit shqiptar.

“Është thënë prej një vargu studiuesish tanë se përpjekjet kundër gjuhës standarde realizohen si përpjekje kundër identitetit kolektiv të shqiptarëve.

Është thënë prej shumë të tjerëve se përpjekjet për krijimin dhe njohjen e kombit kosovar realizohen si përpjekje kundër identitetit kolektiv të shqiptarëve.

Si të parat ashtu edhe të dytat janë përpjekje kundër Kombit shqiptar.” – shkroi Qosja.

Lajme të ngjashme