Rexhaj: Videot e VV-së janë demokratike, i përdorë çdo subjekt politik - NACIONALE

Rexhaj: Videot e VV-së janë demokratike, i përdorë çdo subjekt politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur rreth publkimeve të videove të partisë ku akuzohen pushtetet e kaluara për keqpërdorime.

Rexhaj ka thënë se kjo është metodë demokratike të cilat i përdorë çdo subjekt politik.

Ai tha se një video e tillë është publikuar me qëllim të të treguarit se çfarë ka ndodhur me të kaluarën me terminalet.

“Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar Rexhaj në TV Dukagjini.

Një ndër të përmendurit në videon e publikuar të LVV-së ishte edhe Sami Lushtaku.

Lidhur me reagimin e tij, Rexhaj ka thënë se nuk pajtohet me pjesën kur Lushtaku krahason LVV-në me përndjekjen që i ishte bërë nga Serbia

“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka deklaruar Rexhaj.

Lajme të ngjashme