Rexhaj për Blerim Isufaj: Me çdo kusht e don çmimin e Kryeprokurorit
Blerim Isufaj para një viti ishte votuar për Kryeprokuror nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, pavarësisht kësaj presidentja Vjosa Osmani sot e asaj dite nuk e ka dekretuar Isufajn për Kryeprokuror.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka pyetur se kush është Blerim Isufaj që krerët e shtetit nuk e dojnë për Kryeprokuror, por ai me çdo kush do të behët kryeprokuror.
Ai tutje ka thënë se Isufaj ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt.
Postimi i plotë:
Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt.
