Rexhaj i VV-së: Për pak ditë hiqen barrikadat, nëse s'e bën KFOR-i, e bëjmë ne
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka kërkuar më shumë kohë nga qeveria e Kosovës për të hequr barrikadat në veri, sipas Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Arbër Rexhaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, pohoi se institucionet e Kosovës do të presin që KFOR-i t'i largojë barrikadat edhe disa ditë dhe më pas të ndërmarrë veprime nëse është e nevojshme.
“KFOR-i ka kërkuar mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës edhe një kohë për t’i larguar barrikadat, Qeveria e Kosovës do ta mirëkuptojë KFOR-in, por jo shumë gjatë. Mendoj që është çështje ditësh [largimi i barrikadave]”, tha Rexhaj.
“Në bashkëpunim me ndërkombëtaret, në komunikim gati të përditshëm kërkojmë që këto barrikada të a largohen. Për të qëndruar më gjatë duhet më pas rezistencë, rezistenca është duke rënë dhe kjo rezistencë që ka mbetur është kriminale" tha ai.