Rexhaj i VV-së: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në dhe pikë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i bindur se subjekti i tij politik nuk do të bëjë koalicion qeverisës me PDK-në.
Ai ka bërë me dije se takimi i kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së nuk e ka pasur këtë qëllim.
Ai ka treguar se në këtë takim kanë qenë të ftuar edhe liderët e tjerë opozitarë.
“Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i ka thirrë të gjithë krerët e opozitës, aty është përgjigj PDK. Unë jam pjesë e disa legjislaturave dhe kam parë që më së shumti që është thirru për seanca të jashtëzakonshme, unterpelanca është Kurti.”, ka thënë Rexhaj për ATV.
Ai ka kritikuar partitë opozitare.
Sipas tij, opozita nuk ka legjitimitet moral për ta kritikuar kryeministrin Kurti.
“Opozita më nuk e ka legjitimitetin moral për ta kritiukuar Kurtin për cfarëdo sfere. Nuk po them se kemi qenë në të gjitah sferat të bardhë e të mirë se sigurisht kur e ke qeverinë edhe mund të gabosh diku.”, është shprehur ai.