Rexhaj i VV-së: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive - NACIONALE

Rexhaj i VV-së: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në “Debat Plus” të RTV Dukagjini se themelimi i një Asociacioni njëetnik do të destabilizonte Kosovën dhe do të paraqiste perspektiva për themelimin e "Republika Srpska".

Ai tha se LVV-ja ndonëse është pro dialogut, nuk përkrah një Asociacion që nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

"Asociacionin ndajeni në dy sfera, juridik dhe politik. Në aspektin juridik, Asociacioni dihet se çfarë i bën Kosovës, e defunkisionalizon në plotni në kuptimin e, dhënies së një mundësie në të ardhmen për të krijuar një Republika Srpska.” - tha ai.

“Tashmë, botërisht dihet qëndrimi ynë e që është qëndrim zyrtar e vazhdon të jetë e do të jetë edhe më pastaj, që Asociacion me kompetenca ekzekutive, pra “Zajednicë”, nuk do të ketë për arsye se kjo është më shumë kërkesë e Serbisë në raport me Kosovën. Natyrisht, duke parë zhvillimet e fundit të cilat ndodhën në veri të Mitrovicës se si ndodhën, paramendoni pra një Kosovë me kompetenca ekzekutive ku do t’a shtynte Republikën e Kosovës në çfarë gjendje.” - ka thënë Rexhaj.

Lajme të ngjashme