Rexha lajmëron për “letrën” që Biden ia dërgoi Osmanit: Qëllimi eventual, njohja reciproke - NACIONALE

Rexha lajmëron për “letrën” që Biden ia dërgoi Osmanit: Qëllimi eventual, njohja reciproke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka cituar një letër, që sipas tij, presidenti amerikan, Joe Biden i ka nisur presidentes Vjosa Osmani, ndonëse një e tillë nuk është publikuar.

Rexha përmes një shkrimi në Twitter, thotë se në letër përmendet “qëllimi eventual” i njohjes reicproke.

“Në letrën e tij për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti amerikan i thotë presidentes Osmani se ShBA mirëpret miratimin për propozimin evropian në normalizimin me Serbinë, me qëllimin eventual të njohjes reciproke.” – ka shkruar ai.

Letra e përmendur nga Rexha, nuk ndodhet në faqen zyrtare të presidencës e Kosovës.

As në rrjetin social Facebook, nuk është njoftuar për një letër të tillë.

E PËRDITËSUAR: Letra është publikuar në faqen zyrtare të presidencës, Nacionale pas pak e sjellë të përkthyer në gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme