“Reuters”: Sekretari Hegseth ia ka kërkuar dorëheqjen dhe pensionimin e menjëhershëm komandantit të Shtabit të Përgjithshëm
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka kërkuar nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral Randy George, që të japë dorëheqje nga pozita dhe të pensionohet menjëherë, i thanë të enjten agjencisë “Reuters” dy zyrtarë amerikanë të mbrojtjes dhe një burim i afërt me çështjen.
Hegsethi ka shkarkuar gjeneralë e admiralë, përderisa po përpiqet që ta zbatojë agjendën e presidentit Donald Trump në fushën e sigurisë kombëtare.
Burimet nuk treguan se pse sekretari Hegseth ia ka kërkuar gjeneralit largimin nga pozita e të parit të ushtrisë amerikane.
Zyra e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.