Reuters: Bideni ka thënë se një raketë e Ukrainës e ka shkaktuar shpërthimin në Poloni
Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë partnerëve të Grupit G7 dhe të NATO-s se shpërthimi në lindje të Polonisë është shkaktuar nga një raketë e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, i tha të mërkurën agjencisë “Reuters” një burim i NATO-s.
Shpërthimi, nga i cili u vranë dy persona, shkaktoi alarm global se konflikti në Ukrain do të mund të përhapej në vendet fqinje.
Ukraina e fajësoi Rusinë, por kjo e fundit e mohoi përgjegjësinë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve në Indonezi të mërkurën se ka pak gjasa që raketa të jetë hedhur nga Rusia.
Ambasadorët e vendeve të NATO-s kanë planifikuar një takim urgjent nga ora 11 për t’u kundërpërgjigjur për shpërthimin që ndodhi në Poloni, kur Rusia ishte duke hedhur raketa në disa qytete ukrainase.
