Reshjet e shiut: IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta - NACIONALE

Reshjet e shiut: IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot mund të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut që kanë filluar në tërë vendin.

IHMK-ja paralajmëron se mund të ketë disa vërshime të shpejta.

INFORMIM: Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj.

Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, IHMK-ja parashikon se gjatë pasdite do të ketë stabilizim.

PARASHIKIMI Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situata e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet.” – përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme