Reshjet e dendura të shiut, mbesin pa ujë disa fshatra në Gjakovë - NACIONALE

Reshjet e dendura të shiut, mbesin pa ujë disa fshatra në Gjakovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Fushë Kosovës e Drenasit, edhe disa fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë.

Shkak për këtë janë bërë turbullirat si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Kështu ka njoftuar Kompania e Ujësjellësit Gjakova.

KRU "Gjakova", ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU "Gjakova" janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme