Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në vend janë kalueshme.
Ai ka bërë me dije se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora.
Në profilin e tij në “Facebook”, Durmishi ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes.
“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. 🚜 Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit. ⚠️ U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Jemi vazhdimisht në terren për t'u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”, ka shkruar Durmishi.