Reshje të mëdha shiu: Përmbyten disa zona në Gjakovë
Disa zona e shtëpi në komunën e Gjakovës, janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në disa pamje të publikuara nga Syri Vision shihet se uji ka hyrë në disa shtëpi.
Në anën tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshje do të ketë sot gjatë gjithë ditës.
PAMJET:
