Reshitaj aderon në GUXO, Gërvalla thotë se është grua e fortë - NACIONALE

Reshitaj aderon në GUXO, Gërvalla thotë se është grua e fortë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka aderuar në Partinë GUXO.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, e cila tha për Reshitajn se është grua e fortë e me profesionalizëm të dëshmuar.

"E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat”.

“Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj”

Lajme të ngjashme