Rënie masive e rrjetit telefonik e internetit në Kanada
Një ndërprerje masive e rrjetit telefonik dhe internetit shkaktoi pengesa të gjera në Kanada të premten, duke i prekur edhe linjat urgjente të policisë dhe bankat.
Klientët u mblodhën nëpër kafene e librari për të siguruar qasje alternative në internet, ndërsa institucionet financiare raportuan për probleme të ndryshme, përfshirë sistemet e pagesave dhe makinat e automatizuara.
Kompania "Rogers Communications" tha se ekipet e saj teknike janë duke punuar për t'i kthyer shërbimet sa më shpejt që është e mundshme.