Rënia e popullsisë, Paçarizi: Kanë munguar politikat që do të kontribuonin në rritjen e natalitetit - NACIONALE

Rënia e popullsisë, Paçarizi: Kanë munguar politikat që do të kontribuonin në rritjen e natalitetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar mungesën e politikave që do të kontribuonin në rritjen e natalitetit pas matjeve të fundit të popullsisë, ku vërehet një rënie e natalitetit në Kosovë.

Ai në “Rubikon” ka thënë se me politika të mira një Qeveri mund të ndikojë në stimulimin e më shumë lindjeve, por sipas tij një gjë e tillë ka munguar.

“Ndryshimet demokratike është e vërtetë që janë më të ngadalshme. Internimet nuk mund të bëhen aq shpejtë por duhet ditur cilët janë shkaktarët për situatën që e kemi (rënien e popullisisë). A është ikja e popullsisë apo ëshë rënia e natalitetit. Sigurisht, rënia e natalitetit nuk mund të rikuperohet aq shpejt. Nevojitën politika pak më afatgjata. Por politikat ndalimit të ikjes nga vendi, një Qeveri e mirë, me politika të mira, mendoj që duhet të kishte bë një punë të mirë. Këtë nuk e kemi pa asnjëherë”, tha ai.

Lajme të ngjashme