Rëndohet gjendja e minatorëve grevistë, tre prej tyre dërgohen në gjendje të rëndë në emergjencë - NACIONALE

Rëndohet gjendja e minatorëve grevistë, tre prej tyre dërgohen në gjendje të rëndë në emergjencë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka bërë me dije se është rënduar gjendja e minatorëve grevistë.

Ai ka deklaruar për Gazeta online “Veriu.info” se tre minatorë sot janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se gjendje e tyre ka qenë e rëndë.

“Konfirmoj se tre minatorë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë në emergjencë, në gjendje të rendë”, ka thënë shkurt Januzi.

Lajme të ngjashme