Rëndohet bilanci: Vdes edhe një tjetër person nga të shtënat në Shkodër
Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka vdekur në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Viktima e dytë është Geridon Kraja, ndërsa konfirmohet se kishte marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë dot.