REL: Tetë kosovarë janë evakuar nga Izraeli, në pritje edhe shtatë të tjerë - NACIONALE

REL: Tetë kosovarë janë evakuar nga Izraeli, në pritje edhe shtatë të tjerë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë shtetas të Kosovës që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem janë larguar nga territori i Izraelit, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, sipas burimeve të REL.

AMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës theksoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem është në komunikim të vazhdueshëm me shtetas të tjerë të Kosovës për t'i ofruar ndihmë dhe zgjidhje nëse është e nevojshme. Sipas burimeve zyrtare, të gjithë shtetasit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’i ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha MPJD.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjithashtu informoi se deri në këtë moment nuk ka raportime për viktima ose plagosje të ndonjë shtetasi të Kosovës gjatë luftimeve që po ndodhin në Izrael mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Lajme të ngjashme