REL: S’ka zëra kundër, javët e muajt në vazhdim janë vendimtarë për heqjen e vizave
Radio Evropa e Lirë raporton se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për heqjen e vizave për Kosovën.
Burime diplomatike nga Brukseli, kanë thënë se ka gatishmëri që të finalizohet ky proces dhe kosovarëve t’u lejohet lëvizja e lirë në vendet evropiane.
“Tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, ka thënë ky burim për REL-in.
Çështja do të fillojë të diskutohet gjatë muajit tetor brenda grupeve punuese të Këshillit të BE-së, ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare.
Vlen të theksohet se të premten, Gjermania, Franca dhe Polonia bënë thirrje për heqjen e vizave për Kosovën.
