REL: BE-ja ka miratuar statusin e vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën
Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Një veprim i tillë, ka ardhur se pasi ky vend i Ballkanit i Perëndimorë ka përmbushur 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së.
Sipas REL-it, vendimi i Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së do të konfirmohet këtë javë nga vendet anëtaret.
“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti të ecë përpara në rrugën drejt BE-së, veçanërisht përmes përmbushjes të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së, që janë identifikuar në opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në BE, të miratuar në Këshill më 2019”, është thënë në dokumentin e konkluzioneve, në të cilin ka pasur qasje më herët REL-i.