Rektori: UP-ja është universiteti më i mirë në hapësirën shqipfolëse - NACIONALE

Rektori: UP-ja është universiteti më i mirë në hapësirën shqipfolëse

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti konsideron se UP-ja është universiteti më i mirë në të gjithë hapësirën shqipfolëse.

Ai ka thënë se UP renditet më keq se universitetet tjera në rajon, por sipas tij, është më i mirë se sa ai i Tiranës.

“Është një indikator, por nuk mund të nxjerrësh një përfundim saktë se po punon mirë ose keq një universitet”, ka thënë ai.

Sahiti ka shtuar se UP-ja është e interesuar që të përmirësohet dhe që të ngritet më lartë në renditje.

Ndërsa, sa i përket renditjes, ai tha se nuk e sheh si matjen përfundimtare të cilësisë.

Lajme të ngjashme