Rekomandimi për pezullimin e PSD-së, Kuçi: S`ka vend për shqetësim, në janar e mbajmë Kuvendin
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka treguar se pse sot në mbledhje të KQZ-së do të shqyrtohet rekomandimi për pezullimin e kësaj partie.
Ajo ka bërë me dije se bëhet fjalë për disa procedura teknike, të cilat, sipas saj, do të rregullohen brenda një afati prej 45 ditësh.
Ajo ka paralajmëruar se kjo parti në muajin janar do të mbaj Kuvendin zgjedhor ashtu siç kërkohet nga KQZ-ja.
“Ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat gjate afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Ne janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit te rregullt dhe të monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit do të njoftoheni me kohë“, ka thënë ajo për gazetën “Express”.