Regjistrimi i popullsisë, 9 komuna rriten: Fushë Kosova është rritur më së shumti - NACIONALE

Regjistrimi i popullsisë, 9 komuna rriten: Fushë Kosova është rritur më së shumti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, gjatë prezantimit të të dhënave preleminare të regjistrimit të popullsisë, ka treguar edhe komunat që janë rritur dhe janë zvogëluar nga regjistrimi i fundit.

Ai ka bërë me dije se komuna që është rritur më se shumti është Fushë Kosova.

Sipas tij, kjo komunë është rritur prej 84 për qind.

“Vlen të theksohet se 9 komuna kishin rritje, ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim. Komuna e cila është rritur me se shumti gjatë kësaj periudhe, rreth 84 për qind, është Fushë Kosova. Pason Parteshi, Shterpca, Kllokoti, Graçanica”, ka thënë ai.

Kastrati ka sqaruar se rritja e komunave, të cilat përbehet kryesisht nga komuniteti serb.

Ai ka treguar se ky komunitet në masë të madhe e kishte braktisur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Ndërsa në këtë proces, ka thënë ai, komuniteti serb që jeton në jug të lumit Iber është regjistruar.

Lajme të ngjashme