Regjistrimet në RKS, KoSSeV flet me banorë në veri: “Beogradi po hesht, është pranim i kushteve të Prishtinës” - NACIONALE

Regjistrimet në RKS, KoSSeV flet me banorë në veri: “Beogradi po hesht, është pranim i kushteve të Prishtinës”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Media serbe “KoSSeV” shkruan për një “marrëveshje të heshtur” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth regjistrimit – papritshëm – të një numri të madh të veturave në targa RKS në pjesën veriore të vendit.

Qytetarët thonë se askush më nga autoritetet (të Serbisë) s’po ju flet, dhe heshtjen e Beogradit e shohuin si pajtim të heshtur me kushtet e Prishtinës”, shkruan “KoSSeV”.

Jemi të dëshpëruar dhe të tradhtuar, të detyruar të dorëzojmë simbolet e fundit të shtetëtisë serbe në veri, targat”, e citon mediat serbe një qytetar në veri.

Gjithçka duket si një disfatëa, një disfatë e dukshme e politikave katastrofike të Aleksandar Vuçiqt, e cila duhet të fshihe dhe kjo është edhe arsyeja pse s’dëgjojmë prej tij, as qeverisë, dhe në veçanti nga këto të ashtuquajturit Lista Serbe”, thotë një qytetar tjetër serb në veri, siç citohet nga ky medium.

Bashkëbiseduesit e kësaj medie thonë se situata ëstë krjet tjetër dhe se heshtja e Vuçiqit është indikative, ngase ishte “i zjarrshëm me deklarata”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri këtë të hëne janë regjistruar rreth 2 mijë e 600 vetura në targa të Republikës së Kosovës nga banorët lokalë në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme