“Regjimi i vjetër vs Qeveria e Shpresës”, Ramadani ironizon me rritjen e çmimeve
Analisti Shkodran Ramadani, ka ironizuar me rritjen enorme të çmimeve,e sidomos me këtë të fundit, që ishte rritja e tatimit në pronë.
Ramadani ka paraqitur “problemet e trashëguara nga regjimi 20 vjeçar”, duke marrë shembull, faturat e lira të rrymës, tatimin e lirë, e pagat e majme.
Ndërsa në kapitullin “Zgjidhjet që ofrohen nga Qeveria e Shpresës”, Ramadani ka shkruar për shtrejtimin e rrymës, të tatimit, duke thënë se duhet vetëm edhe ulja e pagave që problemi të konsiderohet se është zgjidhur.
Statusi i plotë i Ramadanit:
Problemet e trashëguara nga regjimi 20 vjeçar:
-Rrymën e lirë,
-Tatimin e lirë,
-Pagat e majme
Zgjidhjet që ofrohen nga Qeveria e Shpresës:
- Shtrenjtimi i rrymës
- Shtrenjtimi i tatimit
- Ulja e pagave*
* Krenar me këtë qeveri, veç pa i ulë edhe pagat, problemi nuk mund të konsiderohet i zgjidhur.