Refuzohet kërkesa e Salih Zybës për përjashtimin e prokurorit nga gjykimi për gazin lotsjellës - NACIONALE

Refuzohet kërkesa e Salih Zybës për përjashtimin e prokurorit nga gjykimi për gazin lotsjellës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Salih Zyba për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi në gjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Kaltrina Shala.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për refuzimin e përjashtimit të Prokurorit Valdrin Krasniqi për trajtimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Salih Zyba”- thuhet në përgjigjje.

Lajme të ngjashme