Refuzimi i Gjinit për takim, Kurti: S’është në rregull që AAK të refuzojë takimin me mua - NACIONALE

Refuzimi i Gjinit për takim, Kurti: S’është në rregull që AAK të refuzojë takimin me mua

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka komentuar refuzimin e ftesës për takim nga kryatri i AAK-së, Ardian Gjini.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka vlerësuar se nuk është në rregull që AAK-ja ta refuzon takimin me të.

“Kur i mblodha numrat, s’thashë edhe plus 7 sepse kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruar të arsyeshme e të nevojshme që të takohet me mua. Besoj që është e rëndësishme të takohet me mua, VV ka fituar zgjedhjet. Edhe nëse s’jemi bashkë në qeveri, do të jemi bashkë në institucione. Nuk është në rregull që një parti parlamentare si AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme