Refuzimi i ftesës së Prokurorisë, Ymeri: Kurti po dëshiron të kallëzojë që është më i madhi në këtë vend
Analisti Visar Ymeri ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi. Ai e ka cilësuar këtë veprim si një manifestim të egoizmit personal.
“Me këtë shtytje me Prokurorinë, Kurti po donë të kallëzoj që është më i madhi në këtë vend”, deklaroi Ymeri në "Debat Plus".
“Nuk kemi asgjë kundër, kjo ndërlidhet me rezervat shtetërore. A ka hapësirë për të vazhduar ky hetim tutje si i dyshuar për korrupsion apo me dëshminë e tij mbyllet dhe thonë që nuk paska asgjë?”, shtoi Ymeri.