'Reduktimi i KFOR-it në Kosovë', Rutte: Kthehemi në praninë që kishim para vitit 2023 - NACIONALE

'Reduktimi i KFOR-it në Kosovë', Rutte: Kthehemi në praninë që kishim para vitit 2023

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për situatën e sigrisë në Kosovë, e cila është përmsuar, dhe se pritet që prania e trupave të KFOR të ktheht siç ka qenë para vitit 2023.

Ndërsa shtoi se arsyeja ka qenë pikërisht përmisimi i sigurisë në vend që ka shtyer NATO-n që të ndërpres dislokimin e forcave rezervë në Kosovë.

“Kur shikojmë situatën e sigurisë në Kosovë, ajo që shohim është se në përgjithësi vitin e kaluar ajo vazhdoi të përmirësohet. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën. Dhe kjo është arsyeja pse NATO në janar ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në Kosovë. Dhe kjo u bë pas dy vjetësh rotacioni të vazhdueshëm”, ka thënë Rutte.

“Duke shikuar përpara në këtë moment shohim se KFOR-i ka një forcë prej rreth 4700 trupash. Ajo që do të bëjmë është që të kthehemi në praninë që kishim para vitit 2023. Natyrisht kjo do të varet nga rrethanat dhe do të shohim se KFOR-i do të ketë mes 3000 dhe 3500 trupa. Kjo, mendoj unë, reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë”, ka thënë Rutte duke përsëritur se misioni i KFOR-it do të mbetet i fokusuar në detyrën bazë që ka.", tha tutje Rutte.

Këto deklarime Rutte i bëri para gazetarëve në Bruksel, në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes të kësaj aleance./Nacionale

Lajme të ngjashme