Reduktimet, Tahiri: Pasojat po u faturohen atyre që që i besuan mashtrimit 'Erdhi Dita'
Kryetari i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar situatën e reduktimeve me energji elektrike me të cilën po përballet Kosova tash e disa ditë.
Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë e vendit duke thënë se pasojat po u faturohen atyre që i besuan, siç tha ai, ‘mashtrimit “Erdhi Dita”.
“E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr!” – ka thënë Tahiri mes tjerash.