Reduktimet e ashpra të rrymës, aktori Ferati ironizon keq me mesazhet e kompanisë KESCO
Aktori nga Mitrovica, Fehmi Ferati, është ankuar për mungesë të energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se qytetarët po përballen me reduktime të ashpra të energjisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ferti ka shkruar se reduktimet po zgjasin deri në 8 orë, derisa ka ironizuar me mesazhet e kompanisë KESCO.
“Qytetari pa rrymë gati 8 orë ndërkohë KESCO i dërgonte mesazh "Kurseni rrymën...!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.