Asamblistët e saj u përleshën, dega e VV-së në Podujevë thotë se do të vazhdojë reformën - NACIONALE

Asamblistët e saj u përleshën, dega e VV-së në Podujevë thotë se do të vazhdojë reformën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar pas përleshjes mes dy asamblistëve të kësaj partie para objektit komunal.

VV me qendër në Podujevë ka treguar se kanë mbajtur sot mbledhjen me kryesinë e qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal ku është diskutuar ky incident mes dy aktivistëve.

Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Besianë shpreh keqardhje për këtë situatë të pakëndshme që ka ndodhur dhe shqetësimet e krijuara tek anëtarësia e Lëvizjes dhe qytetarët e Podujevës. Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Podujevë do të vazhdojë me fuqinë dhe energjinë e saj që reformat përveç brenda Lëvizjes sonë nuk do të ndalen as në komunë për të cilat kemi marrë besimin qytetarë”, thuhet në njoftim.

Në këtë përleshje kanë qenë të përfshire Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu, që të dy asamblistë të VV-së.

Lajme të ngjashme