Reagon ministrja Haxhiu për lirimin e Pantiqit: E papranueshme, kjo veç drejtësi nuk është - NACIONALE

Reagon ministrja Haxhiu për lirimin e Pantiqit: E papranueshme, kjo veç drejtësi nuk është

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për lirimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës që dyshohet për sulm me mjete shpërthyese në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq

Haxhiu ka shkruar se të gjithë kriminelët që sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, janë liruar me dorëzani nga Gjykata.

Sipas Haxhiu, kështu siç ka nisur nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.

“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani! Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se kjo është e papranueshme dhe sipas saj kjo nuk është drejtësi.

“Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme. I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.” – ka përfunduar ministrja Haxhiu.

Lajme të ngjashme